Debat për pesë ligje nga fusha e arsimit, MASH me thirrje për opinionin të marrë pjesë në përpunimin e zgjidhjeve më cilësore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në ENER sistemin qeveritar dhe ueb faqen e MASH janë publikuar pesë propozim-ligjet nga fusha e arsimit dhe opinioni mund të marrë pjesë në krijimin e zgjidhjeve më clësore me të cilat do të avancohen shërbimet arsimore dhe do të sigurohen më shumë të drejta dhe mundësi për palët e interesuara në procesin edukativo-arsimor.

Marketing

Siç kumtuan sot nga MASH, bëhet fjalë për propozim-ligje plotësisht të reja për arsimin e mesër, për arsimin profesional dhe trajnim dhe për arsimin e të rriturve, si dhe për ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për arsimin fillore dhe Ligjit për kornizën kombëtare të kualifikimeve.

Propozim vendimet janë përgatitur nga grupet e punës të formuara me vendim të ministres së Arsimit dhe Shkencës, në të cilat marrin pjesë përfaqësuesit e MASH dhe disa institucione kompetente, ekspertë dhe profesionistë nga fusha e mësimdhënies dhe akademike.

“Duke e marrë parasysh se zgjidhjet ligjore më të mira dhe më efektive miratohen vetëm përmes qasjes gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve të interesuar, MASH i inkurajon qytetarët të japin kontribut në përmirësimin e rregullores ligjore në fushën e arsimit dhe me këtë në mënyrë aktive të marrin pjesë në ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor”, theksohet në kumtesën e MASH.

Sugjerimet dhe propozimet për plotësimin/ndryshimin e zgjidhjes ligjore dorëzohen në adresën elektronike [email protected], ndërsa mundësia është e hapur deri në fund të shtatorit.

Marketing