Debat publik për ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase

Instituti për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov” sot do të organizojë debat publik për Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase. Propozues është Këshilli për gjuhë maqedonase, në koordinim me Ministrinë e Kulturës dhe të Arsimit dhe Shkencës.

Marketing

Sipas kryetarit të Këshillit, Ludmil Spasov, faktikisht punohet për ligj të ri sepse krejtësisht ndryshe dhe esenciale e shqyrton përdorimin e gjuhës standarde maqedonase në shtetin tonë, por edhe jashtë saj.

Mes risive më të rëndësishme në ligjin e propozuar është që të hapen lektoratë të rinj jashtë vendit dhe të ripërtërihen ata që kanë ekzistuar, të krijohet korpus elektronik për të gjitha hulumtimet për gjuhën maqedonase dhe të formohet inspektorat për përdorimin e gjuhës standarde maqedonase si institucion i veçantë në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

Është propozuar që edhe në të gjitha universitetet në shtetin tonë doemos të mësohet gjuha maqedonase në kohëzgjatje prej dy semestrave, ndërsa në qendrat kulturore në ambasadat tona jashtë vendit të mësohet gjuha maqedonase për të gjithë të interesuarit në atë shtet.

Marketing