Debati me opozitën për çështjen McGonigal, Rama: Mocioni më absurd në historinë e këtij Kuvendi

Kryeministri i vendit, Edi Rama e quajti mocionin me debat më absurdin në historinë Kuvendit shqiptar.

Marketing

Rama: Po zhvillon një tjetër, unë s’kam ardhur e s’do të vij më këtu për këta, këtu kam aRdhur sa herë të të jetë nevoja. Edhe për deputetët e shumicës të cilët sot nuk mund t’i lija vetëm në këtë mocion absurd për debat, më absurd në historinë e këtij kuvendi një kulm I përcarjes në formën e një marrie, të cilët do e refuzonin si një çthurje delirante.

E kam menduar prej kohësh dhe e kam thënë qysh në të hyrë të vendit të ri që s’do e furnizoj me energjinë time zjarrin e përplasjesm, nuk kam më asnjë dëshirë të armatosem me fjalorin e kësaj lufte, të një opozite që përsërit vetveten në pafundësinë e një rruge qorre. Fatkeqësisht janë përfshirë me zell e zjarr për shumë vite në këtë palo luftë. I ka të huajësuar njerëzit me politikën duke menduar që të gjithë ne jemi një jashtëqitje e kombit e ndarë përgjysmë. Flisni bërtisni, ulërini akuzoni shpifni kërcënoni shani ofendoni sajoni, fabrikoni hidhuni përpjetë sa të doni por nderin e përballjes bam e bum me mua nuk e keni për ta pasur. Po të doni mos u shkulni më kurrë nga udhëkryet e mua s’do më keni më palë në këtë vajin e pambarimtë të vajeve tuaja, janë kthyer në pjesë të pandarë të saj, ju jeni në rrergull keni hyrë në rrugën e 10 ku më keni rrëzuar, më keni detyruar të arratisem 100 herë, ato protesta me 200 njerëz 100 herë.

Marketing