Debllokimi i punës së kuvendit, Xhaferi: Do të zbatohet rregullorja, s’ka më tolerim

Bllokimi i punës së Kuvendit përmes kërkesave të deputetëve nga opozita për procedurale apo përmes bllokimit të pozitës anëtar i komisionit, siç ka ndodhur rasti me deputetin Fadil Zendeli, vendi I të cilit në koomisionin për zgjedhje dhe emërime me kalimin e partisë Besa në opozitë i takon LSDM-së, do t’i jepet fund.

Marketing

Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” në TVM2 kryeparlamentari Talat Xhaferi, sipas të cilit, këto bllokime nuk do të tolerohen më. Premton vënien në funksion të plotë të trupave kuvendore përmes zbatimit të përpiktë të rregullores së punës së Kuvendit.

“Mirëpo kur këto bllokime kalojnë në keqpërdorime atëherë duhet ti rikthehemi rregullave strikte të rregullorës. Do të thotë se kanë filluar ti keqpërdorin? Nuk ka tjetër mënyrë se si të thuhet kur ende pa filluar dhe hapur debatin në Komision, me fjalën e parë që e thotë kryetarii komisionit të gjithë pjesëmarësitë që janë në komision me listë shkojnë e kërkojnë ndërhyrje procedurale, ndërsa kur e kërkon arsyetimin për procedural ku është thyer procedura, ndërhyrja procedurale është për thyerrje të procedurës nëse dikush mendon se ka thyerrje procedure,ndërsa nga ana tjetër rregullorja përshkruan se kush ka të drejtë procedurale”, u shpreh kryetari i kuvendit të RVM-së, Talat Xhaferi.