Ballina Lajme Kosovë Dedaj jep vlerësim mbi Marrëveshjen Kosovë – Serbi

Dedaj jep vlerësim mbi Marrëveshjen Kosovë – Serbi

Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve FLAKA, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, flet për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, veçmas marrëveshjen e fundit të arritur në Uashington.

Marketing

Dedaj beson që kjo marrëveshje padyshim se i relakson marrëdhëniet e tendosura dhe komplekse mes dy shteteve, por është edhe një pikënisje shpresëdhënëse e arritjes së një marrëveshje politike e cila do të përfundonte me njohjet reciproke të Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete sovrane dhe të pavarura.

“Kosova ka besim të plotë dhe bashkëpunim specifik me SHBA, pa rolin kyq të SHBA-ve, nuk do të kishim sot lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke mos harruar edhe kontributin e vendeve të BE, NATO-s dhe vendeve të tjera mike. Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve fqinje, të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë janë akoma të rënduara, nga vetë fakti se Serbia akoma heziton të përballet me realitetin e ri në Kosovë, të pranoj disfatën e saj policore dhe ushtarake, të kërkojë falje për gjenocidin e ushtruar ndaj popullatës civile, vrasjes së mbi 13.000 kosovarëve, të zbardhjes së fatit të rreth 1800 të të pagjeturve, të dhunimit të mbi 20.000 grave dhe vajzave, të 400 masakrave, të shkatërrimit të pasurisë dhe të gjitha këto veprime kriminale Serbisë i duket e vështirë ti pranojë dhe të kërkojë falje”, shprehet Dedaj në intervistën për Agjencinë e Lajmeve FLAKA

Sipas tij, partneriteti i Kosovës me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Europian ishte dhe do të mbetet në pikën më të lartë në agjenden politike të shtetit të Kosovës.

“Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhin takime, bisedime dhe marrëveshje të cilat dërgojnë drejtë faljes, pajtimit, paqes, stabilitetit dhe sigurisë mes nesh por të rëndësishme edhe për gjithë rajonin dhe më gjerë. Marrëveshja ekonomike e cila u arritë në Shtepinë e Bardhë në Uashington, e ndërmjetësuar nga Sh.T. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ishte historike, e rëndësishme për kohën, vendin dhe rrethanat e nënshkrimit të sajë nga kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiç. Kjo marrëveshje padyshim se i relakson marrëdhëniet e tendosura dhe komplekse mes dy shteteve, por është edhe një pikënisje shpresëdhënëse e arritjes së një marrëveshje politike e cila do të përfundonte me njohjet reciproke të Kosovës dhe Serbisë,si dy shtete sovrane dhe të pavarura. Kur kësaj ia shtojmë edhe normalizimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, kjo marrëveshje ka një rëndësi historike, për çka duhet ta falënderojmë administratën e Presidenti të SHBA-ve, Sh.T.Donald Trump si dhe kryeministrin Izraelit Netanjahu”, shprehet ambasadori Dedaj në intervistën për Agjencinë e Lajmeve FLAKA

Marketing
Exit mobile version