Një ekip ushtarakësh kanë shpëtuar disa nxënës të cilët kishin mbetur të bllokuar në një teleferik me defekt që varej nga 274 metra lartësi.
Ngjarja ka ndodhur në një luginë të thellë në Pakistan. Sipas raportimeve, katër nga nxënësit janë shpëtuar deri më tani, ndërsa pamjet tregojnë një helikopter ushtarak teksa ul lartësinë për të arritur teleferikun.
Gjashtë nxënësit dhe mësuesja e tyre mbetën të bllokuar në teleferik që nga mëngjesi i së martës, duke bërë që autoritetet në vend të nisnin helikopterë ushtarakë për t’i shpëtuar.
Pasi u nxorën nga teleferiku, fëmijët u kontrolluan nga një mjek. Sipas policisë, dy prej tyre janë në gjendje të mirë, ndërsa dy të tjerëve do u bënë ekzaminime të mëtejshme.
Tashmë po punohet për shpëtimin e personave që kanë mbetur ende në teleferik.
Fëmijët përdornin teleferikun për të shkuar në shkollë. Por, mëngjesin e sotëm ai pësoi një defekt dhe ata mbetën në mes të rrugës, të varur në rreth 270 metra lartësi, mes maleve të provincës veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa.
Shkolla ndodhet mes maleve dhe për të shkuar deri atje nuk ka mënyrë të sigurt dhe nxënësit përdorin teleferikun.