Degët e Partisë Demokratike të Tiranës – në krah të Lulzim Bashës

Partia Demokratike e Tiranës, e gjitha në krah të Lulzim Bashës, në betejën për të faktuar blerjen, vjedhjen dhe manipulimin e votave me 25 prill nga bandat e pushtetit. 

Të gjitha degët e kryeqytetit kanë marrë vendimin të bashkohen në betejën e nisur tashmë nga Basha dhe lidershipi i PD për të çmomtuar qeverisjen e dalë nga vota e vjedhur, Rama-Doshi. 

Degët shprehen se “mbështesin fuqimisht kryetarin Lulzim Basha, në të gjitha hapat që do ndërmarrë për të çuar deri në fund betejën që do bëjë të mundur që Shqipëria të fitojë! Që vota dhe verdiktit i secilit të njihet e të vlerësohet. 

Marketing

Degët e PD shprehen se kanë vendosur “të mbështesin kryetarin Basha në çdo betejë, me çdo kusht, me qëllim shporrjen e mafias në pushtet dhe mafias së pushtetit, që ka në krye Edi Ramën dhe shpurën e tij!”.