Dehari: Bujar Osmani ta kuptojë se fuqia e Izet Mexhitit buron tek populli

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, e quan të gabuar vendimin për caktimin e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, koordinator të aktiviteteve politike të BDI-së në Çair. Ai, në Programin 200, tha se nuk ka vendim që mund të anashkalojë forcën e një politikani që buron nga populli, duke aluduar te kryetari aktual i degës së BDI-së në Çair, Izet Mexhiti.

Marketing

“Realisht, të flas ashtu siç më do shpirti, askush askënd nuk mund ta anashkalojë me mënyrë të këtilla nëse është i emëruar koordinator. Vetë Bujari duhet ta ndjejë atë, vetë unë duhet ta ndjejë atë, nëse e shohim qartë se nga ku buron mbështetja dhe forca jonë. Çdonjëri nga ne fuqinë dhe mbështetjen e gjejmë te populli dhe në fund të fundit për çdo politikan, kushdo qoftë ai, nëse nuk është populli treguesi më i qartë për dukuritë tona politike, për hapat tona që marrim, mendoj se është gabim dhe në këtë rast tregues më të qartë i kemi qytetarët, e shohim qartë…dhe fatmirësisht BDI gëzon një mbështetje të fuqishme te qytetarët, nuk mund t’i ndajë këtë apo atë tabor, ne shohim salla sportive të mbushura”, u shpreh Dehari në Programin 200, në Alsat.