Ballina Aktuale Dehari: Mirë se keni ardhur në Uskanën tuaj bashkëvendas

Dehari: Mirë se keni ardhur në Uskanën tuaj bashkëvendas

Kryetari i Kërçovës ka shprehur mirëseardhje dhe falënderime për bashkëvendasit të cilët janë duke ardhur nga mërgimi.

Marketing

“Te dashur bashkëvendas të mi!

Mire se keni ardhur në Uskanën tuaj, në këtë vend malli që të thirr gjithmonë me zërin e heshtur e drithërues të thellësisë së zemrës. Po kjo tingëllimë ngadhënjimi e grishjeje gjen të përmallshmin kudo, edhe atë në skajin më të largët të botës, se njeriu është qenie e ndjesisë së pandashme nga toka e brezit të të parëve.

Ndërsa ne ju presim po me atë dashuri e dëshirë për t’u parë e ndenjur bashkë. Ju presim me punën e bërë që të shijoni ndryshimin në çdo lagje, në çdo rrugë, në qytet e fshat, sepse ju jeni motivi ynë, meritorët e shtytësit e proceseve madhore. Ndaj dhe në hovin tonë mbetemi të pandalshëm në përpjekje për të bërë gjithnjë më shumë e më shumë e më mirë e më mirë. E shkuar qoftë mortaja pandemike dhe kurrë mos e perjetoftë askush në gjirin e vet familjar e shoqëror!

Duke ju dëshiruar shumë shëndet, përzemërsisht uroj:

Kalofshi pushime të këndshme me farefis, familjarë e dashamirë në hapësirat e Uskanës Suaj të rinuar!” shkruan Dehari në Facebook.

Marketing
Exit mobile version