I pari i Kërçovës, Fatmir Dehari, sonte në emisionin Click Plus tha se nuk do te presë më ministra për t’u fotografuar te spitali i Kërçovës dhe se fotografia e radhës në atë spital do të jetë vetëm ajo e inaugurimit
të tij.
“Në vizitë e sipër, ish-ministri Venko Filipçe, bashkë me ministrin Bekteshi, pas tyre ministri Sali. Ja ku po ju them nga kjo studio, unë nuk do të pres më në mandatin tim një ministër tjetër për t’u fotografuar në spitalin e Kërçovës. Unë do të pres vetëm me një kusht, ministër që do të presi shiritin e inaugurimit të spitalit. E ndjej veten pergjegjës për relaizimin e këtij projekti edhe pse nuk varet nga unë. Kanë kaluar shumë ministra dhe asgjë nuk është bërë”, tha Dehari.