Dehari: Sllupçani muze i lavdisë dhe lirisë

Kreu i komunës së Kërçovës e njëherit pjesëmarrës në luftën e UÇK-së të 2001, Fatmir Dehari sot ka qëndruar në zonën e Karadakut bashkë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, informon GAZETA.MK

Marketing

Me këtë rast, këtë ditë 2 Maji ai e ka përshkruar me disa fjalë duke e quajtur kështu Sllupçanin muze të lavdisë dhe lirisë.

Kthehemi nga aty ku ishim, Sllupçani muze i lavdisë dhe lirisë. Nga krismat e para të vitit 2001 deri në ngritjen e monumentit të lavdisë së madhe të UÇK në vitin 2021. Të pamposhtur dhe krenarë me heroizmin e dëshmorëve përpara simbolit të lirisë, ka shkruar mes tjerave Dehari.