Ballina Aktuale Dehari tregon arsyen pse i ka hyrë garës për mandatin e tretë

Dehari tregon arsyen pse i ka hyrë garës për mandatin e tretë

Kryetari aktual i Kërçovës dhe kandidat për mandatin e tretë për këtë komunë, Fatmir Dehari në intervistën në TV21 ka sqaruar arsyet se përse i ka hyrë kësaj gare.
“Qëndrimi im personal ka qenë që të mos vazhdoj në mandatin e tretë. Kjo ka qenë qysh në fillim të mandatit të dytë.

Marketing

Jo që jam në moshë të madhe, megjithatë jam 20 vite në politikë aktive brenda strukturës së BDI-së, por jam nisur nga nevoja për të hapur rrugë kuadrove të reja. Në pjesën tjetër kam mbajutr një qëndrim është që të jetë vullneti i kërçovarëve se kush duhet të jetë kandidat që të udhëheq Kërçovën.

Flas për sondazhe serioze me qytetarë ku kam pasur mbështetje me përqindjetë lartë. Duke parë këtë kërkesë dhe nevojë jam kandiduar”, ka theksuar Dehari.

Exit mobile version