Deklarata origjinale e fotografuar nga Marubi në 25 vjetor të Pavarësisë (FOTO)

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka publikuar Deklaratën origjinale të Pavarësisë të fotografuar nga Kel Marubi në 25-vjetorin e kësaj ngjarje historike, e cila vjen në ditët tonë falë objektivit të kujdesshëm të fotografit, i cili njohur edhe për veprimtarinë e tij patriotike.
Kush është Kel Marubi?

Marketing

Mikel Kodheli ose si u njoh më vonë, Kel Marubi (1870-1940) nis punën në studion “Marubi”, 15 vjeçar më 1885. Pas vdekjes se mjeshtrit P. Marubi (1904) Kel Marubi u be trashëgimtar legjitim i studios duke e transformuar atë në një atelier të vërtete arti. Që në rininë e tij, Keli ka pasë nisë aktivitetin patriotik. Ai e pasuroi fototekën me figura e njohura të kohës, Fishtën, Migjenin, Koliqin, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj si edhe me foto nga njerëz të zakonshëm me kostume kombëtare, pamje nga nga jeta e qytetit dhe e fshatit, peizazhe dhe aspekte të tjera nga jeta në Shqipëri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të njëzetë, duke u bërë kështu figure kryesore evropiane në fotografinë publike e kronikale të kohës pasi ndoqi gjithçka nga ngjarjet e rëndësishme shqiptare për afro 55 vjet.

Marketing