Deklaratë solemne e përbërjes së re të KSHPK-së para kryetarit të Kuvendit

Anëtarët e rinj të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit sot do të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski.

Marketing

Kryetare e KSHPK-së është zgjedhur Tatjana Dimitrievska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin shtetëror për revizion (ESHR), ndërsa për anëtare gjykatësja në Gjykatën Themelore, Sofija Spasova Medarska, dy këshilltarët e deritanishëm në KSHPK Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili, revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri.

Përbërja e re e KSHPK-së është votuar në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar.