Ballina Aktuale Del nga shinat treni me 150 pasagjerë në bord

Del nga shinat treni me 150 pasagjerë në bord

Një tren pasagjerësh ka dalur nga shinat pranë stacionit hekurudhor Kadina Reka. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7, por fatmirësisht nuk ka pasagjerë të lënduar, mëson Plusinfo nga burime nga Hekurudhat e Maqedonisë.

Marketing

Bëhet fjalë për trenin e pasagjerëve të linjës Gjevgjeli-Shkup dhe në momentin e aksidentit në vagona kanë qenë rreth 150 pasagjerë.

“Lokomotiva dhe një vagon kanë dalë nga shinat në stacionin hekurudhor Kadina Reka, në anën e majtë të lumit Vardar. Bëhet fjalë për trenin e udhëtarëve që mëngjesin e sotëm u nis nga Gjevgjelia për në Shkup. Nuk ka persona të lënduar”, thonë nga Hekurudhat e Maqedonisë.

Nga MPB ende nuk kanë konfirmuar rastin.

Exit mobile version