Delawie: ShBA-ja do ta mbështesë Kosovën, kjo s’do të ndryshojë

Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, ka administruar Betimin Solemn të shërbimit për 36 vullnetarët e rinj të ShBA-së, pas përfundimit të trajnimit të tyre 10-javor në komunitetet e Kamenicës, Koretinit, Topanicës dhe Roganës.

Marketing

Delawie tha se shtetit i tij është mbështetësi më i afërt për Kosovën dhe se kjo nuk do të ndryshojë.
“Ju vullnetarë përfaqësoni komunitete nga ShBA dhe ndërtoni miqësi me Kosovën nga gjitha komunitetet e vendit, ShBA është mik i Kosovës dhe mbështetësi më i afërt me Kosovën”.
“…kjo nuk do të ndryshoj, partneriteti me vendet tona është i thellë dhe shumëdimensional dhe ne punojmë më shumë mund për demokraci dhe prosperitet”, tha Delawie.

Ai falënderoi të gjithë familjet që po presin këta vullnetarë në shtëpitë e tyre sepse sipas tij, kjo ndihmon më shumë në forcimin e lidhjeve më të mirë për dy popujt.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqri Bytyqi, tha se 36 vullnetarët e rinj të ShBA-së, të cilët kanë ardhur për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin e cilësisë më të mirë në sistemin arsimor, janë ndihmesë e madhe për vendin.

Sipas tij, ShBA ka ndihmuar në rritjen e Kosovës duke ndihmuar që të bëhet shtet i së drejtës duke synuar standardet më të larta, sidomos në arsim, raporton EO.

“Në angazhimin e juaj ne do të ku mbështesim vazhdimisht sepse ne kemi nevojë për ju dhe besoj se pasardhësit e mi do ta bëjnë të njëjtën gjë sepse sistemi ynë ka nevojë për ju”, tha Bytyqi.

“ShBA po na rrinë në krah dhe po na ndihmon të bëhemi shtet i së drejtës dhe demokratik që të kapim të gjitha standardet e jetës dhe po ashtu edhe të arsimit”, shtoi Bytyqi, raporton EO.

”Ne kemi një rini qe mëson shumë, ata duhet të i bindim qe të mos ndalen dhe duke i bindur të jenë gjenerata e së ardhmes tonë dhe kjo gjeneratë besoj se shumë shpejt do ta ketë shtetin në duart e tyre”, tha ai.

Marketing