Delegacioni britanik pranë NATO-s: Pranimi i Maqedonisë së Veriut – moment historik për Aleancën

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk është me rëndësi vetëm për ne, por edhe për aleatët, shkroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në Fejsbuk, duke e transmetuar publikimin nga Tuiter të Misionit britanik në Aleancë.

Marketing

“Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar në NATO në kuadër të National photo week në Tuiter publikoi fotografi nga momenti i inkuadrimit zyrtar të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke e quajtur aktin moment historik”, shkroi Shekerinska.

Në profilin në Tuiter të Delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar pranë NATO-s dje u publikuan tre fotografi nga ngritja e flamurit të vendit tonë para selisë së Aleancës në Bruksel.

“Moment historik për NATO-n kur në mars e pritëm aleaten tonë të 30-të, Maqedoninë e Veriut në Aleancë. Disa fotografi të shkëlqyeshme nga ceremonia e anëtarësimit për #NationalPhotoWeek”, qëndron në profilin në Tuiter të Delegacionit britanik pranë NATO-s.

Marketing