Ballina Lajme Botë Delegacioni ukrainas niset për raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë (FOTO)

Delegacioni ukrainas niset për raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë (FOTO)

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për një raund të dytë bisedimesh sot në Bjellorusi.

Marketing

Lajmi është konfirmuar nga delegacioni ukrainas, të cilët kanë bërë publikë edhe një foto nga helikopteri dhe tregojnë se janë rrugës.

Mykhailo Podolyak shkroi në Tëitter se delegacioni ukrainas po udhëtonte për në pikën e takimit pasi zyrtarët rusë thanë se do të mbaheshin të enjten.

“Rrugës për bisedime me Federatën Ruse. Tashmë në helikopterë. Ne do të fillojmë brenda dy orësh”, shkroi Podolyak në Twitter.

“Bisedimet do të zhvillohen”, tha ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov më herët në një video-konferencë.

Lavrov pretendoi – pa prova – se pala ukrainase kishte vonuar qëllimisht mbërritjen e tyre dhe sugjeroi se Ukraina është një shtet kukull i Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu të enjten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një delegacion rus ishte në Bjellorusi duke pritur për homologët e tyre ukrainas.

“Delegacioni ynë ishte në vend mbrëmë. Ata priste negociatorët ukrainas mbrëmë, gjithë natën, pastaj në mëngjes. Ata janë ende duke pritur,”-tha ai. ”

“Por, siç e dini, bisedimet nuk kanë filluar. Negociatorët ukrainas nuk po nxitojnë. Le të shpresojmë që ata të arrijnë sot,”-shtoi Peskov.

Delegacionet nga të dy vendet do të takoheshin të mërkurën për një raund të dytë bisedimesh.

Kujtojmë se raundi i parë i bisedimeve u zhvillua të hënën dhe zgjati rreth 5 orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim.

Marketing
Exit mobile version