Ousmane Dembele nga sot është futbollist i lirë. Muaji qershor ka përfunduar dhe Dembélé nuk ka renovuar me Barcelonën.
Futbollisti francez ende nuk ka bërë të ditur as skuadrën e re të tij për shkak të negociatave me disa skuadra të tjera. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tani me të ardhmen e tij.
Në Barcelonë ata ende nuk e kanë përjashtuar vazhdimësinë e tij.
Është folur shumë për interesin që kanë treguar për të Bayern Munich, PSG dhe Chelsea, por që ende asgjë konkrete nuk ka patur as nga bisedimet me këto skuadra.