Demiri: APRMV-ja pagoi 33 firma për punësim të personave me aftësi të kufizuar

Drejtori i APRMVsë Abdush Demiri kuadër i BESËS sot, doli me njoftim se ky institucion ka bërrë pagesën e rregullt të kompanive që punësojnë persona me aftësi të kufizuar. Ai theksoi se për 33 firma janë ndarë mbi 32 milion denarë.
Bashkangjitur e keni njoftimin:
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot bëri pagesën e muajit maj, për 18 kompani për punësimin e 18 personave me aftësi të kufizuar dhe 15 kompanive për furnizimin e pajisjeve që do të jenë në funksion të personave me aftësi të kufizuar.
Për këtë qëllim janë paguar 32.578.335,00 denarë
Shpërndarrja e mjeteve nga Fondi i posaçëm bëhet në përputhje me Ligjin e Punësimit të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Më shumë informacione mund të merrni në uebfaqen e APRMV-së www.av.gov.mk,, ku në mënyrë transparente publikohen informacione më të hollësishme mbi përfituesit e mjeteve të Fondit të posaçëm për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar.

Marketing
Marketing