Ballina Aktuale Demiri: Qytetarët të respektojnë afatet ligjore të paraqitjes në evidencat e Agjencisë...

Demiri: Qytetarët të respektojnë afatet ligjore të paraqitjes në evidencat e Agjencisë së Punësimit (Video)

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri sot mbajti konferencë shtypi në Qeverinë e RMV-së me qëllim që të apelojë te qytetarët dhe opinioni më i gjërë për rëndësinë e respektimit të afateve ligjore të paraqitjes në evidencat e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
APRMV-ja në përputhje me dekretin me fuqi ligjore të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit KOVID 19, shtyu afatet e paraqitjes së rregullt të personave të papunë.
Më 15 shtator 2020, paraqitja e rregullt u rivendos përsëri në çdo 30 ditë (për punëkërkuesit aktivë) ose çdo 6 muaj (për punëkërkuesit e tjerë ose punëkërkuesit pasivë).
Deri sot, rreth 54 mijë persona janë vonuar me paraqitjen e tyre në evidencën e personave të papunë (punëkërkuesve aktivë) dhe punëkërkuesve të tjerë (punëkërkuesve pasivë).
Drejtori Demiri u bëri thirrje personave që janë vonuar me paraqitjen e tyre që të vijnë në Qendrat e Punësimit dhe zyrat rajonale për të rregulluar detyrimin e tyre në afat prej 30 ditëve, dmth jo më vonë se 19 Mars, e Premte.
– I ftojmë publikisht të gjithë ata persona që u kanë kaluar afatet e paraqitjes në evidencat e APRMV-së, që në 30 ditët e ardhshme duke filluar nga nesër, të vijnë në Qendrat e Punësimit ku janë të evidentuar, për të rregulluar detyrimin e tyre si punëkërkues aktivë ose pasivë.
– Apelojmë te të gjithë personat që do të vijnë të paraqiten në Qendrat e Punësimit, që të respektojnë masat mbrojtëse nga virusi KOVID 19, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, të mbajnë maskë mbrojtëse dhe një distancë të përshtatshme nga personat e tjerë.- theksoi drejtori i APRMV-së Abdush Demiri.
Të papunët të cilët nuk do t’i përmbushin këto detyrime brenda 30 ditëve në përputhje me Ligjin e Punësimit dhe Sigurimit në rast të Papunësisë, do të  fshihen nga evidenca e të papunëve dhe do të kenë mundësi për ri-regjistrim pas kalimit të një viti, kurse shfrytëzuesit e të drejtave humbin  përfitimet sociale.
Me evidentimin e personave të papunë në Agjencinë e Punësimit, dmth punëkërkuesit aktivë kanë qasje në programet dhe masat aktive të punësimit që zbatohen në përputhje me planet Operative vjetore të punësimit, që krijohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Së shpejti do të shpallet Plani i ri Operativ për masat dhe programet aktive të punësimit dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2021, i cili do të ketë një buxhet rekord të lartë deri më tani dhe do të jetë mbështetje për krijimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe rritjen e punësimit të të papunëve.
https://www.youtube.com/watch?v=up9d8CGxWn0
Marketing
Exit mobile version