Demiri: Shërbimet e Agjencisë së Punësimit të ofrohen më afër qytetarëve të komunës së Zhelinës

Drejtori i Agjencisë për punësim Abdush Demiri sot qëndroi për vizitë në Komunën e Zhelinës ku zhvilloi takim me kreun e kësaj komune Blerim Sejdiu, shkruan Aktuale.mk

Marketing

Në takim u shqyrtua mundësia që shërbimet e Agjencisë së Punësimit të ofrohen më afër qytetarëve të komunës së Zhelinës. Kryetari i komunës shprehu gatishmëri që të ndihmojë në drejtim të sigurimit të hapësirës për Agjencinë e Punësimit me çka banorët e Zhelinës do ta kenë më të lehtë të marin shërbimet që ofron Agjencia e Punësimit.
Demiri dhe Sejdiu u dakorduan që të intensifikojnë angazhimin e përbashkët për ta bërë funksionale dhe të jetë në shërbim të qytetarëve sa më shpejtë të jetë e mundur.

Marketing