Çatia e gjelbër e Qendrës Tregtare të Qytetit është demoluar nga një person i cili është incizuar nga kamerat e sigurimit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në profilin e tij të Facebook publikoi video incizimin nga demolomi.
Nuk do të ndalemi për shkak të njerëzve të tillë. Shkupi do të bëhet. Pa marrë parasysh a dëshiron dikush ose jo , ka shkruar Shilegov. Autoritetet e QTQ-së rastin e kanë denoncuar në MPB, ndërsa prej atje thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.
Projekti “Çati e gjelbër e QTQ-së” u promovua në shkurt të këtij viti, ndërsa parasheh që në hapësirë prej 1.800 metra katrorë, të mbillen dru shumëvjeçar, të ketë skenë verore, kafene.
Publiée par Петре Шилегов sur Vendredi 30 août 2019