Dendias: Ka progres me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias e ka vlerësuar takimin e ministrave të jashtëm të BE me homologët nga Maqedonia Veriore dhe Shqipëria si të suksesshëm dhe shprehu besimin se është arritur përparim në harmonizimin e pozicioneve në fillimin e negociatave të pranimit në BE me Shkupin dhe Tiranën.

Marketing

“Kjo ishte një mundësi e parë e dobishme, pas Këshillit Evropian të tetorit, për të shkëmbyer mendime se si mund të ecim përpara në periudhën e ardhshme. Është bërë një kërkesë për të përmirësuar metodologjinë e zgjerimit dhe për të mbajtur fokusin në perspektivën evropiane të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, si dhe vendeve të tjera të rajonit, në përputhje me ligjet evropiane, “tha Dendias.

“Unë besoj se në një farë mase, ne kemi arritur diçka sot. Ky ishte një diskutim i frytshëm dhe thelbësor dhe një hap përpara. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të arritur një zgjidhje pozitive, ndoshta marsin e ardhshëm, “shtoi ai pas takimit.

Kreu i diplomacisë greke tha se Greqia është anëtari më i vjetër i rajonit të BE-së, dhe se është një faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi, dhe se do të vazhdojë të ndërmarrë nisma të qarta në këtë drejtim.