Ballina Lajme Botë Dënimet me vdekje/ Karolina e Jugut rikthen skuadrat e pushkatimit

Dënimet me vdekje/ Karolina e Jugut rikthen skuadrat e pushkatimit

Ligjvënësit e Karolinës së Jugut kanë miratuar një ligj për të lejuar që të dënuarit me vdekje të ekzekutohen me pushkatim, në mungesë të injeksionit vdekjeprurës.

Hyrja në fuqi e këtij ligji do të bëjë Karolinën e Jugut shtetin e katërt në vend që ofron këtë opsion si një metodë të dënimit me vdekje.

Kundërshtarët e e cilësuan një “vendim mesjetar”, ndërsa shteti jugor nuk ka kryer një ekzekutim që nga viti 2011.

Marketing

Legjislacion i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të Karolinës së Jugut synon të rifillojë ekzekutimet, duke anashkaluar vështirësitë që hasin shtetet në sigurimin e ilaçeve për injeksionin vdekjeprurës.

Ekzekutimi me skuadër pushkatimi lejohet aktualisht në Misisipi, Oklahoma dhe Utah.

Exit mobile version