Deponuan 15.000 euro fals në bankë, ja çfarë ju ndodhi dy shtetasve kosovar

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona D. R ( 1991 mashkull) dhe F.Z ( 1996) femër si të dyshuar se në dy banka kanë deponuar 15 mijë euro para fals.

Marketing

Të arr.estuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 kartëmonedha nga 500 euro. Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 mijë euro.

Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R. dërgohet në mbajtje për 48 orë kurse e dy.shuara F.Z. lirohet në procedurë të rregullt