Deputët e përjashtuar nga VMRO ja si do të veprojnë në Kuvend?

Deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE pas votimit të ndryshimeve kushtetuese pritet që deri të premten të vendosin se si do të veprojnë në Kuvend, do të formojnë grup parlamentar apo cili do të jetë veprimi i tyre.

Marketing

Siç mësohet nga burime parlamentare, ata pritet të formojnë grup parlamentar, por një pjesë e tyre duke mos u larguar nga VMRO-DPMNE.

Burime nga Kuvendi po ashtu thonë se veprimi i tyre mund të jetë si grup parlamentar ku do të sigurohen së paku 5 deputetë, për të arritur këtë. Atyre pritet ti bashkohet edhe deputeti Panço Minov, që bëri të ditur se largohet nga koalicioni i VMRO-DPMNE, për shkak të qëndrimeve të kundërta me kryetarin Hristijan Mickoski.

Marketing