Ballina Lajme Maqedoni Deputetët e Alternativës takojnë ambasadorin e BE-së

Deputetët e Alternativës takojnë ambasadorin e BE-së

Sot, bashkë me deputeten, njëherazi nënkryetare e partisë, znj. Safije
Sadiki – Shaini, dhe nënkryetarin e Kuvendit, Dr. Hysni Ismaili, e
takuam Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, z. David Geer.
Duke diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e integrimit
të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, e shfrytëzova rastin që
ta njoftoj z. Geer me iniciativën e Alternativës që, gjatë hapjes së
kushtetutës, lufta kundër korrupsionit të sanksionohet si normë
kushtetuese që do ta ndalojë vjetrimin e lëndëve të tilla.
Ambasadori Geer e përshëndeti iniciativën tonë, duke na uruar sukses,
sigurisht duke u dakorduar që kjo duhet të bëhet me dakordim të
përgjithshëm politik, pa e rrezikuar procesin eurointegrues.
Përveç kësaj, e njoftova z. Geer edhe me iniciativën e Alternativës që
të kërkojmë ndihmë nga Komisioni Europian për evaluimin e disa proceseve
gjyqësore, për të cilat opinioni ka dyshime për implikime politike, që
ka qenë një nga pikat e marrëveshjes për inkuadrimin e Alternativës në
qeveri vitin e kaluar. Me këtë rast e njoftova Ambasadorin se tashmë ia
kam dorëzuar Kryeministrit propozim-letrën e përgatitur nga ne dhe ne
presim që ajo të kalojë në qeveri dhe pastaj t’i adresohet Komisionit
Europian.
U ndamë me shpresë se këto dy çështje do të ndihmojnë në fuqizimin e
demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, duke e kthyer besimin e
qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore.
Konkluzioni i këtij i takimi ishte se vetëm integrimi në Bashkimin
Europian nuk ka alternativë tjetër.

Marketing
Marketing
Exit mobile version