Deputetët e VMRO-së: Na merrni imunitetin të gjithëve!

Deputetët e opozitës gjatë debatit për marrjen e imunitetit deputetit të VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryetar i Kuvendit, Trajko Veljanoski në Komisionin kuvendor për çështje të rregullores, mandateve dhe imunitetit, reaguan se kjo është hera e tetë që Komisioni debaton për marrjen e imunitetit një deputeti të partisë së tyre.

Marketing

Ata propozuan që në mënyrë kolektive t’u merret imuniteti i deputetëve.

“Mos u mundoni, hiqeni imunitetin e të gjithë deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe në vigjilje të zgjedhjeve të shkruhet për marrjen e imunitetit deputetëve të opozitës”, deklaroi Bllagica Lasovska nga VMRO-DPMNE.

Kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski, tha se nuk mundet të bëhet një gjë e tillë sikur edhe vetë të kërkojnë heqjen, duke theksuar se Komisioni vepron vetëm me kërkesë të gjykatës.

“Lidhur me atë se Veljanoski ka qenë kryetar i Kuvendit dhe njeriu i dytë në shtet, do t’ju përkujtoj se kemi ish-kryeministër në arrati, kështu që lartësia e funksionit nuk është kurrfarë garancie”, theksoi Bogoevski.

Theksoi se nuk dëshiron t’i shohë në burg të gjithë nga VMRO-DPMNE por se dëshiron t’i shohë në burg të gjithë për të cilët do të dëshmohet se kanë kryer vepër penale e madje edhe për ish-kryeministrin Gruevski në arrati si dhe dy të arratisurit në Greqi.