Deputetët prej të hënën do të vendosin për ligjin e PP-së dhe për shkarkimin e Janevës

Prej të hënën pritet të vazhdojë debati kuvendor për ligjin e prokurorisë publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa në procedurë kuvendore duhet të hyjë edhe raporti për shkarkim të prokurores publike speciale Katica Janeva.

Marketing

Pushteti dhe opozita ende nuk janë pajtuar tërësisht rreth ligjit për prokurorinë publike, ndërsa gurë pengim, siç deklaroi më parë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, mbetet statusi i lëndëve të PSP-së.

Nga LSDM janë optimistë dhe shpresojnë se do të sigurohet shumicë prej dy të tretave. Sipas tyre, vendimi më i mirë i dëshiruar është ligji të votohet me konsensus në seancë kuvendore e cila sipas paralajmërimeve duhet të mbahet më 10 shtator. Burime të larta të partisë brifojnë se ka shanse serioze për t’u arritur marrëveshja me opozitën.

Tani për tani nuk ka informata nëse grupet e punës të pushtetit dhe opozitës për uikend mund të kenë konsultime për afrimin e qëndirmeve.

Nga LSDM thonë se nëse nuk arrihet marrëveshje atëherë Këshilli i prokurorëve publik sias ligjit duhet të emërojë u.d. prokuror special publik, ndërsa nuk është përjashtuar mundësia të mbahet ehde tkaim i liderëve.

E ardhmja e PSP-së është e pasigurt edhe pas fillimit të procedurës për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva. Këshilli për prokurorë publik tashmë e dorëzoi raportin për shkarkimin e saj deri në Kuvend.

Sipas procedurës kuvendore, kryetari i Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski duhet të caktojë seancë në të cilën do të vendoset për shkarkimin e Janevës.

Dimovski dje deklaroi se sapo ta marrë raportin urgjentisht do të veprojë në drejtim të përshpejtimit të procedurës.

Vendimi eventual i Kuvendit për shkarkimin e Janevës, sipas procedurës, sërish duhet të paraqitet para Këshillit të prokurorëve publik.

Marketing