Ballina Lajme Maqedoni Deputetët Zekiri, Llukarevska dhe Kadrija japin dorëheqje

Deputetët Zekiri, Llukarevska dhe Kadrija japin dorëheqje

Deputetët Muhamed Zekiri, Sanja Llukarevska nga LSDM, si dhe Bajram Kadrija nga BDI kanë parashtruar dorëheqjet e tyre në Kuvend.

Marketing

Dorëheqjet vijnë pasi të njëjtit pritet të emërohen në eshalonin e tretë të ekzekutivit.

Jozyrtarisht, Zeqiri pritet të emërohet drejtor në Fondin e Shëndetësisë, Lukarevska në DAP, ndërsa Kadrija në AKE.

Në seancën e sotme parlamentare, përveç dorëheqjeve të tyre, do të konfirmohet edhe dorëheqja e deputetit të VMRO-DPMNE, Igor Durlovski, pas së cilës do të ketë verifikim të mandateve për deputetët e rinj.

Exit mobile version