Nëse krijohet sistem i cili do të vlejë si garanci për të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës, unë do të mendoja të jepja përkrahje për ekzistimin e mëtejmë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), kështu është deklaruar deputeti i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në një intervistë për median “Radio Evropës së Lirë” në gjuhën maqedonase
“Mendoj se nuk mund të arrijmë të jemi rekorder, nëse nuk do të ishte në suazat e rekordit të deritashëm 9-mujor, dhe kjo është e mirë, dhe duhet të përkrahet edhe me pjesëmarrjen time, në atë proces jap shembull”, tha Dimovski.
Duke folur më tej, Dimovski thotë se ai si shef i delegacionit, udhëtoi në parlamentet e shteteve të ndryshme, për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, megjithëse deklaroi se nuk e ka ndryshuar mendimin për Marrëveshjen e Prespës.