Deputetja më e re në Maqedoninë e Veriut e cila vjen nga radhët e koalicionit ASH-AAA, Artina Qazimi që është vetëm 23 vjeçe, sot në ditën e parë të saj në kuvend kritikoi bashkëpartiakun e saj – kryetarin e Vrapçishtit Isen Shabanin.
Ajo u shpreh para mediave se Vrapçishti, vendi nga e cila vjen, qytetarët nuk i gëzojnë elementet kryesore për jetesë, si uji i pijshëm, rrugët e pa asfaltuara dhe mungesë e kanalizimit që kjo komunë udhëhiqet nga Isen Shabani nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
23 vjeçarja, Qazimi sot ishte edhe me emocione të shumta ku para mediave maqedone nuk arriti ti thotë dy fjalë se si ndjehet në ditën e parë të saj.
Ndryshe nga koalicioni ASH-AAA sot nisën punën 12 deputetë në krye me Ziadin Selën dhe Afrim Gashin./TS