Deputetja Konstadinovska: Do duroj dhe burgun, në Kuvend nuk ishim për kafe

Pas shumë reagimeve për paraqitjen e deputetëve të infektuar me koronavirus në Kuvend, ka reaguar pikërisht deputetja Bisera Konstadinovska në rrjetin social facebook. Ajo shkruan se do t’i përballoj të gjitha, madje edhe burgun.

Marketing

“Unë sot pas këshillimit me infektolog, kam vendosur që duhet të shkojë dhe të votojë n ë mënyrë që të lirohet pakoja e pestë nga duart e atyre që nuk dëshirojnë që punojnë! Këto 8 muaj si deputetet kam pyetur veten se si është e mundur që me vetë-dëshirë të pranosh se je deputet i popullit dhe të mos dëshirosh që të funksionojë institucioni ku je i zgjedhur nga populli? Si mund të bllokohet kuvendi për shkak deputetëve të sëmurë…Apelojë që të mos përhapen gënjeshtra. Me kolegun as nuk kemi shëtitur në kuvend e as që ishim për kafe! Në kuvend punohet, nuk shkohet për kafe apo shëtitje”, shkruan deputetja Konstadinovska.

Ajo thotë se çdoherë do të jetë në anën e qytetarëve. “Dhe për në fund ju ftojë ta ndiqni profilin tim për tu njohur me të gjitha masat që i ofron qeveria për të ndihmuar qytetarët”, qëndron mes tjerash në profilin e deputetes.