Deputetja shqiptare do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare

Deputetja e koalicionit shqiptar VLEN, Merita Koxhaxhiku do të udhëheq me seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare.

Marketing

Sipas rregullores së Kuvendit, seanca e parë do të udhëhiqet nga deputetja më në moshë dhe se kësaj do i takoj Koxhaxhikut e cila është 66 vjet, pak muaj më e moshuar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili po ashtu ka 65 vjet.

Seanca konstituive është njoftuar se do të mbahet më 28 maj, por me shumë gjasë ajo do të zhvendoset një ditë më parë – më 27 maj.

Në këtë seancë do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit, që pritet ti takoj koalicionit VLEN.

Marketing