Derbi i Londrës mbyllet pa fitues

Arsenali dhe Tottenhami kanë barazuar me rezultat 2-2, në derbin e Londrës, ndeshje e cila ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së gjashtë në Premier League.

Marketing

Të parët në epërsi kaluan topçinjtë me anë të Cristian Romeros, i cili realizoi autogol, në minutën e 26’.

Por, Spurs e barazuan rezultatin me anë të Heung-min, në minutën e 42’.

Vendasit kaluan edhe njëherë në epërsi në pjesën e dytë me anë të Bukayo Sakas, në minutën e 54’.

Por vetëm një minutë më vonë, Heung-min e barazoi rezultatin për herë të dytë në ndeshje.

Tottenhami pas barazimit mbetet në vendin e katërt me 14 pikë, pas gjashtë ndeshjeve.

Derisa, Arsenali renditet një pozitë më poshtë me po aq pikë.

Marketing