Sonte zhvillohet superderbi anglez midis kampionit aktual, Liverpool dhe Chelseat.
Derbi i xhiros së 29-të në Premierligë zhvillohet sonte nga ora 21:15.
Ekipi i Jurgen Kloppit vazhdon të ketë probleme me lëndime, por shpreson në kthimin e Fabinhos dhe Jotas në këtë mbrëmje.
Në radhët e skuadrës së Thomas Tuchelit pritet të mungojë Thiago Silva dhe Tammy Abrahami.
Takimi i fundit midis dy rivalëve kishte përfunduar me rezultat 0 me 2 në të mirë të “The Redsve”.
Formacionet e mundshme:
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Havertz, Mount; Werner.
Liverpool (4-3-3): Allison; Alexander-Arnold, Phillips, Fabinho, Robertson; Thiago, Wijnaldum, Keita; Salah, Firmino, Mane