Derbi londinez, Arsenal shkatërron Chelsea-n

Në Londër feston Arsenal, “The Gunners” shkatërruan Chelsea-n me pesë gola në derbi.

Marketing

Takimi i prapambetur nga java e 29-të e Premier League u mbyll me rezultatin 5-0, me skuadrën e Arteta-s që nuk i ndali tentativat për të shënuar gjatë gjithë ndeshjes.

Takimi i luajtur në “Emirates Stadium” u zhbllokua që në minutën e 4’ me Trossard, i cili njëkohësisht vulosi edhe fraksionin hapës.

Në minutën e 52’ White dyfishoi avantazhin e ekipit të tij, teksa Havertz realizoi golin e tretë për Arsenal në minutën e 57’.

Ndërkohë në minutën e 65’ Havertz realizoi golin e katërt, ndërsa White vulosi këtë takim me golin e shënuar në minutën e 70’.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 5-0 me Arsenal që kryeson me 77 pikë, teksa Chelsea renditet në vend të nëntë me 47 pikë.

Marketing