Ballina Biznes Deri kur do të vlejë ngrirja e çmimeve? përgjigjet ministri Bekteshi

Deri kur do të vlejë ngrirja e çmimeve? përgjigjet ministri Bekteshi

Masa aktuale për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit shkurt, por gjatë kësaj jave dhe javën tjetër do të realizohen takime me të gjitha palët, posaçërisht prodhuesit dhe tregtarët për të biseduar për masat e mëtejme.Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se e vetmja mënyrë për të parandaluar rritjen e çmimeve duket se është vendosja e marzhave tek produktet e importuara.

Marketing

“Me siguri do të shkohet me përcaktimin e marzhave të caktuara në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Në pjesën e produkteve që prodhohen në vend aty mund të intervenohet, por kemi vërejtur se në përgjithësi ka një rritje më të madhe të çmimeve të atyre produkteve që importohen në vendin tonë dhe për këtë arsye me shumë siguri do të shkohet me opsionin e marzhave.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministrër i Ekonomisë.

Marketing
Exit mobile version