Ballina Aktuale Deri më 27 korrik RMV ngelet në fazën portokalli, të dielën temperatura...

Deri më 27 korrik RMV ngelet në fazën portokalli, të dielën temperatura deri 42 gradë celsius!

Moti jashtëzakonisht i nxehtë që ka përfshirë vendin tashmë disa ditë, pritet të vijoj edhe tutje.

Marketing

Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare.

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me temperaturë deri në 42 gradë, ndërsa të hënën dhe të martën temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë.

Deri të mërkurën, gjegjësisht më datë 27 korrik, zona e vendit tonë do të vijojë të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës.

Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të mbetet aktiv në të gjithë territorin.

Poashtu dhe në zonën e Shkupit deri në fund të kësaj periudhe do të jetë shumë nxehtë dhe niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të jetë aktiv.

Exit mobile version