Deri në mesditë asnjë ankesë e parashtruar në KSHZ

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve deri në ora 11 të mëngjesit asnjë ankesë nuk u paraqit nga partitë politike dhe koalicionet që morën pjesë në zgjedhjet e mërkurës, megjithëse afatet filluan të vinin mbrëmë kur u publikuan rezultatet jozyrtare përfundimtare.

Marketing

Afati i paraqitjes së ankimimeve për procedurën e votimit është deri në orën 21:00, ndërsa afati për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare skadon në orën 19:30 të shtunën në mbrëmje.

KSHZ me vonesë i publikoi rezultatet përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve për shkak të, siç deklaroi kryetari, të një sulm hakerësh të ueb faqes së Komisionit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën në kushte të veçanta për shkak të pandemisë së KOVID-19. U votua të hënën kur u prononcuan personat me KOVID-19 dhe në vetizolim, të martën votuan të sëmurët, të dobëtit, të sëmurët kronikë, të burgosurit, si dhe të mërkurën kur ishte dita e zgjedhjeve.

Sipas rezultateve fillestare të publikuara mbrëmë nga KSHZ-ja, koalicioni “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja fitoi 46 vende, koalicioni i VMRO-DPMNE-së 44, BDI 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH-ja një mandat.

Një pjesë e partive pjesëmarrëse në zgjedhje u ankuan për parregullsi dhe gabime në grumbullimin e rezultateve dhe paralajmëruan se do të paraqesin ankesa pranë KSHZ-së dhe institucioneve tjera kompetente.