Të paktën 7,266 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 35 mijë të tjerë janë plagosur nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën.
■ Me mijëra janë ndërtesat e shkatërruara. Shqetësuese paraqitet situata në veriperëndim të Sirisë, ku më shumë se 4 milion banorë mbeten në shpresë të ndihmave humanitare.
■ Në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 5,434 dhe më shumë se 31 mijë të plagosur. 5775 ndërtesa në Turqi janë shkatërruar si pasojë e lëkundjeve të fuqishme sizmike.
■ Ndërsa në Siri tërmeti ka shkaktuar 1,832 të vdekur dhe më shumë se 3,800 të plagosur.
■ Nën rrënoja, në të dy shtetet, vijojnë kërkimet për të mbijetuar. Grupe ndërkombëtare ndihme nga shumë shtete janë nisur drejt Turqisë dhe Sirisë. Të paktën 2,769 personel nga 65 shtete ndodhen në zonat e prekura. Në operacione janë angazhuar në total rreth 26,000 persona.