Ballina Lajme Maqedoni Deri të dielën, shi, borë dhe erë në Maqedoninë e Veriut

Deri të dielën, shi, borë dhe erë në Maqedoninë e Veriut

Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë, sot dhe nesër moti do të jetë i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu, kurse në male dhe në vendet më të larta do të ketë reshje të borës, njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Marketing

Në disa vende, reshjet e shiut do të jenë më të mëdha, sidomos në pjesët jugore, ku lokalisht do të bjerë mbi 30l/m2. Në male do të formohet një shtresë e re e borës prej 15 deri 25 cm dhe në vendet më të larta prej 10 deri 15 cm.

Përgjatë Vardarit do të ketë reshje shiu, përveç në pjesët më të larta të luginave, ku të reshurat do të jenë të borës. Në nivel lokal do të ketë paraqitjeve të ngricave.

Do të fryjë erë e fortë veriore (dhe mbi 60 km/h).

Nga dita e diel do të mbajë mot stabil me temperaturë të ulët në mëngjes dhe rritje gjatë ditës, përveç në disa luginave, ku do të ketë mjegull dhe do të mbajë ftohtë gjatë tërë ditës.

Në Shkup sot dhe nesër do të mbajë mot i vranët me reshje shiu. Në pjesët më të larta të luginës gjatë natës dhe nesër reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e fortë nga veriu.

Marketing
Exit mobile version