Ballina Fun Dëshiron selfie me majmunin, pendohet shumë shpejt

Dëshiron selfie me majmunin, pendohet shumë shpejt

Një turist që donte të bënte një selfie në Bali për të përjetësuar një takim me majmunët, u pendua shpejt.

Marketing

Connor Coman-Sargent dhe miqtë e tij vizituan qytetin Uluwatu në Bali të Indonezisë dhe u përpoqën të fotografoheshin me një majmun që qëndronte në çatinë e një shtëpie.

Derisa Connor u rregullua për foton, majmuni rrëmbeu me shpejtësi syzet nga fytyra e tij dhe iku në krye të çatisë.
Miqtë e tij regjistruan gjithçka dhe në videon që ndanë në mediat sociale, dëgjohen të qeshura derisa Connor i hutuar nuk di se çfarë të bëjë.

Exit mobile version