Dëshironi të bëheni bionde? Me këtë përbërës, mund të çelni vetë ngjyrën e flokëve!

Ka një mënyrë më të mirë që vjen direkt nga natyra.

Industria kozmetike ofron pafund produkte kozmetike për të hapur ngjyrën e flokëve, por a jemi të sigurt që këto trajtime janë të shëndetshëm për flokët tanë?

Ndoshta ka një mënyrë më të mirë që vjen direkt nga natyra, në fakt është e mundur që flokët të çelen duke përdorur vetitë e erëzave të caktuara, në veçanti shafrani i Indisë.

Marketing

Efekti nuk është vetëm estetik por kontribuon edhe në ushqimin e flokëve duke i bërë më të shndritshëm dhe më të bukur, si dhe vepron kundra zbokthit.

Të çelësh ngjyrën e flokëve me shafran Indie.

Çelja e flokëve me shafran Indie është shumë e thjeshtë dhe nuk ka asnjë efekt anësor. Përbërësit që do të përdorim janë më natyralët në botë: ujë dhe shafran pluhur.

Sa për dozat, ato ndryshojnë në varësi të rezultatit final që do të merrni, për këtë metodë, do t’i referohemi një lugë çaji shafran Indie dhe një filxhani ujë.

Për të çelur flokët në mënyrë natyrale me shafran Indie, mjaftojnë disa hapa të thjeshtë: së pari duhet të shkrijmë shafranin e Indisë në ujë të ngrohtë.

Pasi përzierja të ftohet, e përdorim duke e aplikuar direkt në flokë të thatë, i lëmë për një periudhë kohore nga 20 deri në 120 minuta, duke i mbajtur të mbledhura në një qese dushi.

Në fund të kësaj procedure, i shpëlajmë flokët, pastaj aplikojmë shampon dhe një balsam.

Për rezultate që zgjasin me kalimin e kohës do të duhet ta përsërisni aplikimin një herë në javë për rreth një muaj ose më shumë.