Ballina Lajme Maqedoni Dështimi i amnistisë, Selmani: ASH-ja të shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Dështimi i amnistisë, Selmani: ASH-ja të shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Në rrethana kur deputetët e shumicës parlamentare nuk e mbështetën nevojën për miratimin e ligjit për aminsti me procedurë të shkurtër, të propozuar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, Aleanca për Shqiptarët duhet ta shqyrtojë pjesëmarrjen e mëtejme në Qeveri, vlerëson profesori universitar, Bashkim Selmani.

Marketing

Ai për TVM2, potencoi se, kjo është vetëm një nga goditjet e shumta, të cilat ASh-ja mund t’i marrë nëse vazhdon të mbetet pjesë e shumicës. Selmani njëherit ngrit dilemën për marrëveshje të fshehura mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

“Pas gjithë këtij veprimi nëse ASh-ja do të qëndronte akoma në pushtet nuk do të kishte kuptim dhe logjik, sepse asnjë nga këto premtime që janë dhënë në publik dhe opinion nuk është realizuar. Këtë ligj, ne e kemi kundërshtuar për arsye, sepse ligji ka karakter universal dhe nëse duhet të falen, atëherë duhet të falen të gjitha kategoritë dhe jo vetëm 3 apo 4 vepra penale, dhe kjo jep sinjale se gjithçka është e politizuar dhe se pushteti gjyqësor është i kapur pikërisht nga këto individë, në këtë rast në mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, që dinë të bëjnë marrëveshje të heshtura dhe kur janë në pyetje shqiptarët, çdoherë gjejnë forma për të mos kaluar këto procese.”, – deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani.

Marketing
Exit mobile version