Ibrahimovic ishte përgatitur për një festë të veçantë në ‘San Siro’, por dështoi gjithçka, pasi nuk realizoi gol në debutim dhe Milani barazoi pa gola me Sampdorian.
Kuqezinjtë e nisën vitin 2020 me një barazim, duke u ndalur pa gola në shtëpi nga Sampdoria 0-0.
Milani tentoi vazhdimisht, sidomos pas inkuadrimit të Zlatan Ibrahimovic në pjesën e dytë, që debutoi me Kuqezinjtë, por pa ndonjë rezultat.
“Duhet të vuajmë për momentin. Tifozët nuk janë të lumtur dhe kanë të drejtë. Sepse rezultatet janë negative. Tani të punojmë dhe mendojmë pozitivisht. Doja shumë të shënoja dhe të bëja shenjën e zotit poshtë ‘Curva Sud’”, deklaroi Ibra.
“Leao? I kam shpjeguar se çfarë lëvizjesh duhet të bëjë”.