Ballina Lajme Maqedoni Dështoi greva e punonjësve në NTP – Shkup, në shtator do të...

Dështoi greva e punonjësve në NTP – Shkup, në shtator do të vazhdojnë me kërkesat e tyre

Greva e cila ishte paralajmëruar të mbahet nga të punësurit e Ndërmarrjes së Transportit Publik “JSP” Shkup, ka dështuar përshkak siq thanë nga organizatorët numrit të ulët. Sipas sindikatës të cilët njëherit ishin edhe organizatorët e kësaj proteste në grevë u lajmëruan vetëm 30 persona, edhe pse prezencën e tyre e kishin paralajmëruar rreth 200 të punësuar. Sipas organizatorëve deri tek kjo ka ardhë përshkak veprimeve të pa ligjshme të udhëheqësisë së kësaj ndërmarje, të cilët kanë përdorur metoda të ndryshme, vetëm që të punësuarit të zbrpsen nga kjo ide.
“Të nënshkruar kemi qenë diku afër 200 persona, dhe të gjithë ishin të pajtimit të marrin pjesë, por pëshkak disa arsyejeve dhe mënyrave kërcënuese nga të gjitha ato ngjarje të cilat kanë ndodhur në ditët e kaluar, në grevë morën pjesë vetëm 30 perosna të cilët shfaqën shqetësimin e tyre, dhe më pas dolën për ti mbaruar detyrat e punës, dhe protestën e kemi pezulluar.”, tha kryetarja e sindikatës “SPIC”, Elizabeta Tosheska.
“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë të cilën e kemi bërrë deri më sot, do të vazhdojmë ti mbrojmë interesat e tyre, dhe të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë të drejtat e punëtorëve do të japin llogari para organeve të drejtësisë, por do ti denoncojmë edhe tek inspektorat i tregut.”, tha kryetari i “SPIC”, Marijan popovski.
Sindikata të cilët ishin organizatorë të grevës, thonë se nuk do të ndalen me kaq dhe njoftojnë se nga shtatori, kur siç thanë ata do të jenë më të organizuar, do të vazhdojnë me kërkesat e tyre. Arsyet e grevës, siç thanë nga organizatorët janë harmonizimi i pagës minimale me Kontratën Kolektive në nivel të punëdhënësit, gjegjësisht rritje prej 2.170 denarë për punëtorët e kompanisë.
Marketing
Exit mobile version