Dështon raketa e Jeff Bezos, kapsula bie me parashutë në shkretëtirë

Kompania e raketave e Jeff Bezos pësoi dështimin e parë të hënën.

Marketing

Raketa Blue Origin doli nga kursi mbi Teksasin Perëndimor rreth një minutë pas ngritjes. Disa minuta më vonë, kapsula ra me parashutë diku në shkretëtirë, kompania njoftoi se asnjë njeri nuk ishte në bord.

Komentimi i nisjes së Blue Origin ndaloi kur kapsula katapultoi nga raketa, duke njoftuar më vonë: “Duket se kemi përjetuar një anomali me fluturimin e sotëm. Kjo nuk ishte planifikuar.”

Teksa ndodhi incidenti nuk u shfaq asnjë video e raketës – vetëm kapsula. Ky ishte fluturimi i 23-të për programin New Shepard. I njëjti lloj rakete dhe kapsule janë përdorur për të transportuar pasagjerë me pagesë në udhëtime 10-minutëshe në skajin e hapësirës. Ky ishte fluturimi i nëntë për këtë raketë.

Fluturimi i tij më i fundit me pasagjerë ishte vetëm muajin e kaluar. Bezos ishte në ekuipazhin e parë të New Shepard verën e kaluar. Në total, Blue Origin ka transportuar 31 njerëz në skajin e hapësirës.

 

Marketing