Dështon tenderi për hidrocentralin “Çebren”

Ka dështuar edhe tenderi i 14-të për ndërtimin e hidrocentralit “Çebren”. Këtë e bëri të ditur ministrja e Ambientit, Kaja Shukova, e cia sqaroi se procedura do të anulohet pasi kompanisë greke “Arhidrom” me 31 dhjetor i ka skaduar garancia bankare dhe nuk ka paraqitur garanci tjetër.

Marketing

“Kërkesat shtesë nuk ishin pjesë e dokumentacionit të tenderimit, dhe si të tilla Qeveria nuk mundej t’i pranonte, pasi do të ishte jo e drejtë ndaj të tjerëve që janë paraqitur në tender. Për shkak të kësaj vendosëm të mos ketë ndryshim të vendimit, kushtet mbeten siç janë në dokumentacionin e tenderimit. Është e dukshme se kompania me këto kushte nuk ka mundur të marrë hua nga bankat, pasi bëhet fjalë për konstruksion të madh financiar rreth një miliard euro.”, – deklaroi ministrja e Ambientit, Kaja Shukova.

Nga kompania greke kishin kërkuar kushte shtesë, përkatësisht të nënshkruhet marrëveshje për investim të përbashkët me Elektranat e Maqedonisë së Veriut që të mund ta vazhdojnë garancinë bankare. Një kërkesë e tillë nuk është pranuar.

“Kishte tender ndërkombëtar, në të cilin komisioni zgjodhi ofertues nga jashtë, konzorcioumi grek. Qeveria solli vendim në përputhje me ligjin për koncesione, procedurë e tenderimit në përputhje me ligjin për ujëra. Mbetet te partneri ndërkombëtar që është zgjedhur kryeministër i RMV-së si ofertuesi më i favorshëm, nëse do ta nënshkruajë marrëveshjen.”, – theksoi Dimitar Kovaçevski.

Shteti prej 20 vitesh e udhëheq këtë proces, tha Shukova, sipas së cilës në këto rrethana duhet të ulen njerëzit e sektorit të energjetikës dhe të vendosin nëse duhet shpallur tender i ri apo të vendos të investojë shteti për ndërtimin e hidrocentralit “Çebren”.

Marketing